Real Madrid kërkon të nënshkruajë me çdokush me sulmuesin Kylian Mbappe.
Sipas burimeve nga Spanja thuhet që sulmuesi francez në janar do të nënshkruajë një parakontratë me Real Madridin.
“Los Blancos” kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin në javët e fundit të afatit kalimtar, derisa tre oferta u refuzuan nga kampionët e Francës.
E fundit ishte me vlerë 220 milionë euro, por PSG asnjëherë nuk ktheu përgjigje duke injoruar plotësisht.
Mbappe do kalojë edhe pjesën tjetër te sezonit te PSG, ku do arrijë të luajë pranë Lionel Messi dhe Neymarit, sidoqoftë, nuk mendon të rinovojë kontratën. Kontrata e francezit skadon në verë që nënkupton se në janar ka të drejtë të nënshkruajë me klubin e ëndrrave.
Sipas Goal, Reali do vazhdojë bisedimet me Mbappe në janar dhe pastaj ta transferojnë në verë si agjent i lirë.
Liverpool në të kaluarën ka qenë i interesuar për Mbappe, por kuptohet se zemra e lojtarit është të kalojë në “Santiago Bernabeu”.