Pas afro 6 javësh nga “Euro 2020”, sonte futbolli europian do të rinisë “aventurën” me “tri akte”, të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Do të zhvillohen 13 ndeshje, ku vetëm ajo Kazakistan-Ukrainë do të nisë në orën 16:00, ndërsa 12 të tjerat, që të gjitha, do të fillojnë nga ora 20:45.
Cikli prej tri ndeshjesh kualifikuese gjatë shtatorit, për botërorin “Katar 2022”, në kontinentin e Europës, do të nisin sonte, për të vijuar deri më 8 shtator.