Pas anagazhimit të Shqipërisë për të strehuar shtetasit afganë të cilët po kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve, mbërrin edhe avioni i rradhës.
Konkretisht sot në vendin tonë kanë mbërritur 37 shtetas të tjerë afganë duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.
Në momentin që kryeministri Rama, dha njoftimin se Shqipëia do të presë mijëra shtetas afganë, ai theksoi gjithashtu se plani ishte që qëndrimi i tyre të zgjaste vetëm një vit para se të transferoheshin në SHBA, por nuk përjashtoi mundësinë që një pjesë e tyre të qëndronin përgjithmonë nëse dëshironin.