Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së socialistëve kryeministri Edi Rama ka bërë publikë emrat e të gjithë sekretarëve të rinj të kësaj force politike.
Në postin e sekretarit të përgjithshëm, që derimë tani mbahej nga Taulant Balla është propozuar Damian Gjiknuri. Ndërkohë që spikat edhe emri i Bojkena Bashës në postin e sekretares së rinisë, e cila u shfaq vetëm në fushatën e fundit të socialistëve në Durrës.
Posti i sekretares së gruas iu besua Etilda Gjonajt, ndërsa sekretar organizativ do të jetë Blendi Klosi.
EMRAT E PLOTË:
Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri
Sekretati organizativ do të jetë Blendi Klosi
Rolin e sekretarit dixhital do ta marrë Etjen Xhafaj
Burimet njerëzore të partisë janë një sfidë për t’u fituar, Anila Denaj do ta drejtojë këtë
Roli i sekretares së gruas do ti besohet Etilda Gjonajt
Romina Kuko do të jetë në krye të sekretariatit për marrëdhëniet me jashtë
Detyrën e sekretares me rininë dua t’ia besoj një aktiviste 20-vjeç, Bojkena Basha
(E.K/Faxweb.al)