Pastori Akil Pano, është paraqitur ditën e sotme në institucionin e Komisionerit kundër Diskriminimit, pasi është denoncuar nga anëtarë të komunitetit LGBT si një person diskriminues ndaj këtyre të fundit.
Pas paraqitjes së tij në Komision, Pastori Akil Pano thekson se ky është një proces i stisur ndaj tij dhe se nuk i është garantuar as e drejta më minimale kushtetuese, e drejta për një avokat.
Më tej, Pastori shtoi se ai po përpiqej të mbronte të bazat e një familje të shëndoshë dhe se nuk kishte bërë gjë tjetër veçse kishte përdorur të drejtën e tij për t’u shprehur lirshëm.
“Ndryshimet ligjore të kërkuara nga komuniteti LGBT prekin bazat e një familje të shëndetshme. Unë jam pjesë e një grupi tjetër me psikologë dhe ne jemi denoncuar me pretekstin se kemi përdorur gjuhë diskriminuese ndaj anëtarëve të këtij komuniteti. Duket qartë që kjo është diçka e planifikuar dhe e stisur pasi janë shkëputur fjalë nga ato që ne kemi thënë dhe u është dhënë nocion tjetër. Këtyre nocioneve u janë vendosur interpretime të reja.
Ne kemi kërkuar që seanca dëgjimore të jetë publike, por kjo gjë na u mohua. Është kërkuar që vetëm një person nga ana jonë të jetë në seancë. Pra vetëm unë, apo avokati im të jemi në seancë. Kështu që zgjodha të jem vetëm unë”- u shpreh pastori.