Kryeministri Edi Rama ka mohuar mbrëmjen e sotme që ai të ketë një përplasje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Rama pretendon se ai ka vetëm mosdakordësi për politikën rajonale, ose për atë që njihet si iniciativa e Ballkanit të Hapur.
Kosova është shprehur kundër kësaj iniciative, mirëpo Rama thotë se Ballkani i Hapur do të bëhet dhe kjo nuk ka diskutim.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Ka një përplasje mes Ramës dhe Kurtit?
Rama: Mes meje dhe Albinit jo. Unë takohem me të. Kemi një mosdakordësi konceptuale për sa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i Hapur është interes strategjik i kombit shqiptar. Jo vetëm i Shqpërisë por është në interes edhe për Kosovën.
Pyetje: A do ta përkrahni Kosovën për anëtarësim si vëlla i madh në organizatat ndërkombëtare? A do ta merrni një iniciativë të diskutoni për Ballkanin e hapur dhe nëse nuk janë argumentat mjaftueshëm do të tërhiqeni?
Rama: Ballkani i Hapur është liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave. Ju thoni ta njohi Serbia Kosovën dhe më pas të fillojë lëvizja e lirë. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me diplomatin është që Presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerzve në kuadër të BH. Procesi i Berlinit është shumë më i avashtë. Nuk kemi nevojë që të na mbledhin ata. Ne duhet të ecim shumë shpejtë. BH do të mbështetet shumë shpejtë nga të gjithë. Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kur ne pamë që Procesi i Berlinit po zvarritej… Gjëja më absurde është kjo. Dikur bëri luftë për t’u ulur në tavolinë dhe serbët mos të iknin. Sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Kjo është e paimagjinueshme. BH nuk diskutohet, do të bëhet dhe do e shihni në të ardhmen. Më thoni një vendim që merret në kuadër të BH dhe dëmtohen interesat e Kosovës. E respektoj të drejtën e Kosovës. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë me Kosovën dhe do t’i bëjmë.
(E.H/Faxweb.al)