Në problemet mes bashkëshortëve më shume ndarjen e vuajnë fëmijet. Një rast të tillë ka denoncuar në Fax News dhe qytetari Valter Nezha, i cili prej korrikut të këtij viti nuk po i lejojnë të takojë djalin e tij.
Nezha jeton në Tiranë kurse ish-bashkëshortja me djalin minoren jetojnë në Lushje ku pas ndarjes me urdhër të prerë gjykaata vendosi që babai ta takonte të birin e tij çdo javë, ditën e shtunë.
Pas këtij vendimi me të cilin ranë dakord edhe prindërit, gjërat duket se po shkonin normalisht, por që takimet zgjatën fare pak, pasi sipas Nezhës ish-bashkëshortja e tij ka shfaqur shenja xhelozie për lidhjen e tij të re dhe nuk e lejon që të takojë dalin.
Prej dy muajsh ai sorrollatet nëpër institucione, me shpresën për të marrë zgjidhje të problemit dhe të takojë rregullisht djalin e tij të mitur, ndërkohë që përmbaruesit i kanë kërkuar para nën dorë për ti garantuar takimet me të birin.
“Bashkëshortja ka dhënë justifikimin banal se në ambientet ku unë do ta takoja djalin ishte dhe Lorela, duke shprehur hapur xhelozinë për lidhjen tim të re. Problemi është ish-bashkëshortja ime, dhe të gjithë institucionet që nuk garantojnë takimin tim me djalin. Përmbaruesi më tha më jep mua ato 500 mijë lekë dhe e zgjidhim këtë problem, unë kam bërë kallëzim për pengmarrje se qoftë Anila Gjini, qoftë vëllai i saj, më kanë marrë në telefon dhe më kanë kërkuar para, ndryshe nuk do ta shihja më tim bir”, shprehet Nezha.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post