Përkujtimi i 101 vjetorit të luftës së Vlorës, bën bashkë Partinë Demokratike me drejtues të majtë institucionesh. Deputetët e majtë braktisin homazhet.
Sot, në Lapidarin e Babicës është përkujtuar 101 vjetori i luftës së Vlorës, ku si cdo vit drejtues vendor nderojnë e përkujtojnë me homazhe të rënët në luftën e Vlorës. Të pranishëm kanë qenë drejtues dhe deputet të Partisë Demokratike, kryetari i Bashkisë, kryetari i qarkut dhe familjarë të të rënëve.
Ajo që vihet re në këtë 101 vjetor është mungesa e Drejtuesve të Partisë Socialiste dhe deputetëve të kësaj force politike.
Mungesa e tyre nuk dihet nëse është për shkak të pjesëmarrjes së opozitës në homazhe apo prezencës së kryetarit të Bashkisë Dritan Leli.
Në fjalën e tyre të pranishmit nderuan të rënët, ndërsa Bujar Leskaj, deputeti i Partisë Demokratike ka thënë se për përkujtimi të tilla historike politika bëhet bashkë dhe nuk pret direktiva nga Tirana.