Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle gjatë dy netëve të fundit në akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan, ku nuk kanë qenë të pakta rastet e shkeljes që u gjetën.
Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Sipas njoftimit të policisë, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim të mjetit me shpejtësi të lartë, 19 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Policia gjthashtu ka vendosur 42 gjoba për shpejtësi të lartë, si edhe 39 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës, monitorim të pandërprerë me radarë, dragera dhe patrulla të lëvizshme, për të parandaluar aksidentet rrugore.
Monitorim, dhe me dragera në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.
Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Ndërsa nga monitorimi me u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l.
Si dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.19 mg/l.
Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.
Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.
Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.