Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por nuk përjashtohet mundësia për reshje, sidomos në zonat malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rrënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 29°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior -Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 24°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 27°C.