12:51 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mjafton një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur! Baza ushtarake në Gjadër të Lezhës, një ndër 5 më sekretet në botë (FOTO)

07:10 | 06/09/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mjafton një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur! Baza ushtarake në Gjadër të Lezhës, një ndër 5 më sekretet në botë (FOTO)

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorish të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake.

Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi.

Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve.

Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap.
Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik.

E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Ndoshta, si një vend turistik – ashtu si jetë kanë parë bunkeret anti-atomike në Tiranë. /Albanian Post

Pas

Nuk do t’i njihnit, persona të famshëm që duken plotësisht si njerëz të tjerë me flokët e tyre natyralë. Që nga Mandy Moore e deri te Meghan Markle (FOTO)

Para

Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano, në 6 vite, pagat u rritën vetëm 5% ndërsa vlera apartamenteve me 43%

Para
Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano, në 6 vite, pagat u rritën vetëm 5% ndërsa vlera apartamenteve me 43%

Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano, në 6 vite, pagat u rritën vetëm 5% ndërsa vlera apartamenteve me 43%

Discussion about this post

 



Të Fundit

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.