Prindërit dhe fëmijët në fshatin Grizë të Patosit mëngjesin e sotëm janë ngritur në protestë për shkak se Bashkia kërkon që të mbyllë shkollën si pasojë e dëmtimeve fizike të kësaj godine.
Autoritetet bëjnë me dije që fëmijët duhet të shpërngulen në një shkollë tjetër në Patos por familjarët janë tërësisht kundër pasi duhet të lënë punën që të shoqërojnë fëmijët e tyre për shkak të distancës së largët.
Janë 40 nxënës dhe rreth 20 fëmijë që frekuentojnë këtë godinë e cila prej 1 jave është njoftuar se do të mbyllet, ndërsa banorët hedhin akuza se kjo godinë do t’i jept privatit.
“Bashkia do ta mbyllë shkollën dhe duan të transferojnë fëmijët në Patos. Fugoni merr 20 nxënës ne nuk pranojmë që fëmijët të shkojnë në Patos. Në fshat fëmija vjen vet kurse në Patos është larg. Nëse shkolla është prishur, ata duhet ta riparojnë shkollën. Ne kemi firmos një peticion që shkolla mos mbyllet me shkakun që nuk plotësohet numri i nxënësve. Bashkia dëshiron ta marrë shkollën dhe godinën t’ia japë privatit” u shpreh një protestues.
“Kemi 1 javë që morëm vesh lajmin që na thanë që shkolla do mbyllet me justifikimin se shkolla është e pabanueshme. Kryetarja e bashkisë paska frikë që fëmija im të futet brenda, shkolla dhe kopshti është i mirë. Fëmijët kanë marrë mësime shumë mirë dhe ne jemi të kënaq në këtë shkollë”, tha një banore.
“Kjo shkollë ka një riparim dhe është një dicka që bëhet. Për cfarë ta heqim fëmijën kur është një difekt që bëhet. Nuk duam që fëmijët të shkojnë në Patos, për transportin ata na gënjejnë na thonë si fillim. Unë duhet të lë punën që të coj fëmijën në shkollë në Patos”, u shpreh prindi i një nxënësi.
“Nuk dua ta ndryshoj shkollën. Mësuesit na kanë thën që do prishjet shkolla , këtu ëhstë shum mirë. Dhje jemi shumë afër ikim vetëm sepse në patos kemi frikë të ikim vetëm, këtu jemi të sigurt ikim vetëm dhe shkolla është afër”, tha një nxënës.
(O.M/Faxweb.al)