Një çantë e dyshimtë është pikasur pak minuta më parë nga një punonjës i policisë i cili ishte në shërbim në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, pranë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në rrugën ku është pikasur çanta e dyshimtë e cila është lënë në rrugë, ndodhet dhe selia e ambasadës iraniane në vendin tonë.
Zona në fjalë është një nga më të populluarat në kryeqytet, dhe rrethimi i saj është bërë për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Burime bëjnë me dije se pritet ndërhyrja e njësisë antieksploziv për të vlerësuar situatën, ndersa Fax News ka siguruar dhe pamje nga vendi i ngjatjes.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe nuk lejon asnjë qytetar të kalojë pranë vendit ku është gjetur çanta e braktisur.
Njoftimi i policise:
Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.
Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.
Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.
(E.K/Faxweb.al)