Një alarm fals ka rezultuar ai që mbajti të mbërthyer për më shumë se 1 orë punonjësit e policisë dhe banorët e rrugës ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, ku një çantë e dyshimtë u gjet e braktisur.
Brenda çantës që u hap nga forcat xheniere nuk u gjet asgjë e rrezikshme, ndërkohë që dyshohet se ajo është braktisur nga ndonjë qytetar.
Alarmi për çantën e braktisur u dha nga banorët e zonës he nga një punonjës i policisë që ishte në detyrë pranë rrugës në fjalë.
Në zonë ndodhet dhe selia e ambasadës iraniane në Tiranë, si dhe banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në njoftimin paraprak policia tha se dyshohej për një çantë të harruar, gjë e cila u konfirmua dhe me ndërhyrjen e forcave xheniere.
(E.K/Faxweb.al)