Kastriot Islami, në një intervistë të dhënë për “Fax News” ka komentuar kabinetin e ri qeveritar dhe ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ish-ministri paralajmëroi shpopullimin e Shqipërisë pasi të rinjtë po braktisin vendin tonë si pajosë e papunësisë.
Islami theksoi se Rama mban rreth vetes servilë duke i dhënë poste drejtuese.
“Qeveria Rama ka një mungesë të madhe transparence për çdo gjë. Një mëndje e sëmurë si Edi Rama kërkon që t’i heqë hallet shqiptarëve, unë nuk denjoj të merrem me këtë gjë problemi është i rëndë dhe PS i frikësohen sepse kanë vjedhur bashkë, pasurinë kombëtare dhe PPP. Kanë vjedh zgjedhjet dhe kanë futur duar dhe Edi Rama i ka dhënë mundësinë servilëve dhe hajdutëve duke i dhënë poste drejtuese. Kjo është një gropë që bëhet pisë çdo ditë. Në Afganistan një qeveri ku janë harxhuar shumë miliona të gjithë szhduken ushtruia rrëzohet dhe nuk ka fuqi për të qëndruar dhe kanë bërë marrëveshje me talebanët.
Në qeveri të gjithë janë të përlyer në vjedhje. Rama është mësuar duke vjedhur prandaj kërkon mandatin e katër. Shqiptarët duhet të zgjohen 1 sekondë nga ëndrra e bukur që i ka përfshirë Rama. Shqiptarët po ikin. Shqipëria është vendi që ka më shumë azilkërkues në botë, ja ka kaluar edhe Afganistanit dhe Irakut që në luftë.
Pas disa vitesh në Shqipëri do ngelen vetëm 1 milion shqiptarë. Edi Rama nuk bën transparencë për afganët nuk na tregon sa shpenzon. Asgjë e re nuk ka ndodhur në Shqipëri. Rama është me një mendje të sëmurë.
Shpopullimi do të ndodhë edhe vitet e ardhshme, këtu duhet të jesh servil i Ramës që të ngrihesh lart dhe të marrësh poste drejtues, sepse ai të mban si servil. Njerëzit që janë të zot marrin valixhet dhe ikin. Shqipëria ja ka kaluar edhe Sirisë për azilkërkuesit, këtu njerëzit nuk kanë zgjidhe as punë asnjë shpresë”, tha Islami.