09:38 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama bën të detyrueshme vaksinën edhe për administratën: Masat tona janë të buta, nuk po marrim njeri me forcë, ama kush nuk do, nuk hyn në auditore dhe ambiente publike

12:43 | 08/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama bën të detyrueshme vaksinën edhe për administratën: Masat tona janë të buta, nuk po marrim njeri me forcë, ama kush nuk do, nuk hyn në auditore dhe ambiente publike

Kryeministri Edi Rama teksa ka vizituar qendrën shëndetësore numër 1 në kryeqytet, ku ka rifilluar dhe shërbimi për kontrollin mjekësor bazë (Check up), ka bërë thirrje dhe njëherë për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa tha se vaksina do të jetë e detyrueshme dhe për punonjësit e administratës.

Rama tha se personat e shëndetshëm nuk kanë se pse të rrezikohen nga njerëz që besojnë në teori konspirative, ndërsa thirrja iu drejtua kryesisht studentëve. Numri 1 i qeverisë e përsëriti dhe njëherë tjetër vendimin që asnjë student nuk do të lejohet që të jetë pjesë e auditoreve në rast se refuzon marrjen e vaksinës, dhe shtoi se kostot për secilin do të jenë personale.

Siç e ka zakon, Rama tha se masat që po ndërmerren në Shqipëri janë më të buta se vendet e tjera, dhe përmendi dhe një shoqërim me forcë që në fakt asnjë shtet nuk e ka bërë për kryerjen e vaksinave.

Edi Rama: Gjëja që duhet përsëritur që duhet të kuptohet nga të gjithë, probabiliteti i infktimit në radhët e të vaksinuarve është e ulët, dhe të mbron nga rastet e rëndë. Tjetra që është shumë e rëndësishme, studentët që nuk duan të vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Pjesë e shëndetshme nuk mund të rrezikohet nga ata njerëz që besojnë te teoritë konsirative, askush nuk do ti marrë me forcë, por nuk mund të qëndrojnë në të njëjtat ambiente.

E njëjta gjë vlen dhe për mësuesit, e njëjta gjë vlen dhe për administratën, aty ku janë mjedise publike ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët. Në fund të ditës nuk mund të kërcënosh të tjerët. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, ndaj dhe jemi shumë më të mbrojtur sot, nëse ne nuk do të kishim siguruar vaksina, ne do të numëronim larg qoftë sot dhjetra të vdekur.

Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë jo po Bill Gates jo po George Soros, të tjerët ta bëjnë mësimin online, dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Gjithë bota po i bën, në këtë rast ne e kemi më të butë si masë, nuk do vazhdo. Në mjedise ku të tjerët duan të mësojnë, të punojnë ti nuk hyn dot.

Silva Bino: Ne kemi vënë re se gjatë kësaj jave ka një rritje të numrit të personave që duan të vaksiohen.

Edi Rama: Nuk mund të hysh në auditor nëse nuk je i vaksinuar.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Droga po çon në stratosferë çmimin e apartamenteve në Shqipëri”, Artan Hoxha: Nuk ka kuptim me këtë nivel pagash që ka vendi ynë

Para

Kanabis “Gorrilla”/ “Mbillet në Shqipëri, fara është modifikuar në laboratorët e Spanjës”. Artan Hoxha zbulon çmimin stratosferik të drogës së re

Para
Kanabis “Gorrilla”/ “Mbillet në Shqipëri, fara është modifikuar në laboratorët e Spanjës”. Artan Hoxha zbulon çmimin stratosferik të drogës së re

Kanabis “Gorrilla”/ “Mbillet në Shqipëri, fara është modifikuar në laboratorët e Spanjës”. Artan Hoxha zbulon çmimin stratosferik të drogës së re

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.