Një turiste serbe 60 vjeçare ka ndërruar mëngjesin e ditës së sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:15, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se shtetasja serbe me inicialet D. S., 60 vjeçe është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(B.V/Faxweb.al)