Familjari i një paciente të shtruar në infektiv, gjatë një interviste për Fax News, ka hedhur dyshime se e afërmja e tij nuk po merr shërbimin e duhur në ambientet e spitalit.
Edhe pse nuk do të flasë hapur, nga frika se mos i ”prish punë” pacientes, kunati i saj thotë se ka probleme me ushqimin, dhe sot ka shkuar për ti çuar ushqim që ia kanë përgatitur në shtëpi.
Ai tregon se 45-vjeçarja e pavaksinuar, ka pasur probleme me nivelin e oksigjenit dhe për 10 ditë është trajtuar në banesë.
“Kam kunatën të shtruar, ka dy ditë, e ka kaluar, por ka nevojë për oksigjen, u trajtua gati 10 ditë në shtëpi, nuk ka qenë e vaksinuar, është 45 vjeç. Kemi komunikim të vazhdueshëm me të, por jo me tafin mjekësor. Deri më tani më ka shkruar vetë kunata, për këtë pjesë nuk flas, shkoni vetë atje. Nuk është shërbimi aty ku duhet, jo nga mjekët… ushqimi sidomos. Sot po i çoj për herë të parë ushqim, nuk e di mund të shkoni brenda. Mos i prish edhe punë, nuk flas më tepër, nuk e di se çfarë bëhet. Këtu në Shqipëri çdo gjë nuk shkon mirë, nuk e di, nuk e di. Kunata është në gjendje të mirë, ajo vetëm don me hongër”, shprehet familjari.