Ditën e nesërme (data 10 shtator) nis seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve.
Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, pra Luljeta Bozo. Lindita Nikolla është e përzgjedhura e kryeministrit Rama për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.
Ndërkohë për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë. Për herë të parë pas më shumë se dy vitesh nga (djegia e mandateve) brenda sallës së Parlamentit do të jenë 140 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Sinjali i transmetimi do të merret nga RTSH, gjithashtu transmetimi live do të jetë në Web dhe në faqën zyrtare të “facebookun” të Kuvendit.