Ish-Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer mbrëmjen e sotme akuzave që janë bërë nga kundërshtarët politikë për kreun e PD-së Lulzim Basha, konkretisht për akuzat se ka marrë para nga rusët për fushatë, por që sipas Berishës nuk është e vërtetë.
Këto akuza u përmendën nga Berisha mbrëmjen e sotme, pak pasi Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë Berishën nga PD-ja, pas vendimit të DASH për ta shpallur non-grata.
Sipas Berishës ky vendim vret partinë demokratike, e cila tashmë është kthyer në satelit të Edi Ramës.
“E di unë me siguri që ka pasur presione dhe ai për arsye të veta është dorëzuar. Ai duhet t’i parashikonte këto. I dinte ai. Ju jeni të vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së, duke filluar nga akuzat se ka marrë para nga rusët, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Ky vendim i Bashës e kthen PD në satelit të Ramës. Basha ka marrë vendim fatal. PD ka marrë goditjen fatale më të pashpresë. Ndjej keqardhje absolute për PD-në. Lulzim Basha ka kryer vrasje të PD-së. Absolutisht po”, tha Berisha.
(E.H/Faxweb.al)