Vetëm disa muaj pasi grumbulloi trupat në kufi më Ukrainën duke shkaktuar një krizë të vërtetë e duke afrua rrezikun e luftës, Moska sfidon sërish perëndimin dhe shqetëson Nato-n.
Rusia dhe Bjellorusia e alarmuan aleancën veriatlantike me stërvitjen gjigande ushtarake, që përfshin 200 mijë trupa nga të dyja palët. Për një javë rresht, lojrat e luftës do të zhvillohen në territorin e të dy këtyrë vendeve dhe në Detin Baltik.
Sipas shefit të shtabit të ushtrisë bjelloruse, gjeneralit Viktor Gulevich, stërvitja do të sherbejë si “sinjal” për perëndimin, me qëllimin t`i tregojë atij se e ka kot “ që merr pozicione force” me Moskën e Minskun.
Përveç personelit ushtarak të përbëjë nga 200.000 persona, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se në stërvitje marrin pjesë edhe 80 helikopterë e avionë luftarakë, 15 luftanije e gati 300 tanke. Stërvitja përfshin përdorimin e zjarrit të vërtetë dhe përbën pikën kulmore manovrash ushtarake tre mujore.
Stërvitja ka alarmuar Nato-n për shkak se Bjellorusia është pjesë e zonës thuajse neutrale mes Europës dhe Rusisë, ndërsa ndan me këtë vend kufij në lindje.