Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh.
Një makinë fuoristradës tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit me iniciale K.C mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.