Postimet e Britney Spears në Instagram po bëhen gjithmonë e më të guximshme.
Por kësaj radhe 39 vjeçarja nuk u mjaftua vetëm me fotot topless por postoi një video duke treguar me krenari të pasmet e saj, duke theksuar se ato janë të vërtetat dhe pa filtra.
Duke shkuar një hap më tej sesa fotot aktuale që janë diskutuar shumë javët e fundit, ylli i popit vendosi të ekspozojë për 33.9 milion ndjekësit e saj dhe anën e pasme të saj, duke u shpjeguar atyre se ajo që ata shohin është absolutisht e vërtetë.
Kështu ajo hoqi rrobat e saj, duke qëndruar vetëm me të brendshme, dhe pozoi në banjën e saj duke regjistruar skenën me një shkop selfie.
‘Unë i xhiroj videot e mia me një shkop selfie dhe gjithmonë do të vazhdoj ta bëj këtë”, shkroi Spears në mbishkrimin e postimit të saj, e cila me sa duket së shpejti do të jetë në gjendje të lirohet zyrtarisht nga regjimi ligjor i kujdestarisë (i ngjashëm me ndihmën juridike) i cili i lejoi babait të saj të kontrollonte disa aspekte të jetës së saj vitet e fundit.