Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar autopsinë e trupave të viktimave në Spitalin e Tetovës.
Drejtori i IML tha se është bërë i mundur identifikimi i 14 viktimave nëpërmjet AND-së. Mes tyre mendohet të jetë edhe një 29-vjeçare, e cila po kujdesej për nënën e saj të infektuar me covid, si dhe një baba me djalin e tij invalid nga fshati Siniçan.
Në mediat vendase ka qarkulluar lajmi se arsyeja e rënies së zjarrit ka qenë përdorimi i defibrilatorit nga mjekët, në rastin e një pacientje, e cila ndodhej në gjendje të rëndë, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. Ndërkohë, trupat e pajetë do tu kthehen familjarëve.
Në Maqedoninë e Veriut pritet të mbërrijnë ekspertë gjermanë për të ndihmuar me hetimet. Zjarri besohet se mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.