Vëllai i viktimës së vrasjes në Fier, Sabrina Benga, e cila humbi jetën si pasojë e plumbave të shtënë nga arma e ish-burrit të saj Elton Metaj pak para mesnatës së të premtes ka dhënë një deklaratë të shkurtët në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Sipas vëllait të viktimës, Armando Benga, për ngjarjen makabër e kanë fajin gjykatësit, pasi ata e kanë lejuar Elton Metajn që të dalë nga burgu dhe të bëjë më pas “hatanë e madhe”.
“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruotuar që nxjerrin të tillë njerez kriminelë që sot bëri hatanë e madhe.
Mua më tha nusja për ngjarjen. Madje më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë.
Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”, tha Armando Benga.
Sipas informacioneve në dispozicion, Metaj kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin pasi kishte marrë peng familjen Benga në 20 shtator të vitit 2020.
Në vitin 2020 , Metaj e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH-së për t’i liruar.
Më herët, në 22 shtator 2020, 31 vjecari nga Peshtan Bregasi ,Elton Metaj u paraqit ne gjykaten e Fierit me akuzat “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.
Gjithsesi, ai ishte liruar nga qelia, pasi ka patur çrregullime mendore, kanë konfirmuar burimet për Fax News.