Një baba, i cili ishte i ndikuar nga teoritë e komplotit QAnon dhe Illuminati dhe është akuzuar për vrasjen e fëmijëve të tij me një armë peshkimi me shtizë, mund të përballet me dënimin me vdekje.
Mattheë Coleman, 40 vjeç, besonte se fëmijët e tij do të rriteshin si përbindësha, kështu që ai duhej t’i vriste, thuhej në një dokument të gjykatës.
Ai po përballet me dy akuza për vrasje në shkallën e parë, ku mori djalin e tij Kaleo dhe vajzën 10-muajshe Roxy në Rosarito, Meksikë dhe i vrau.
Të mërkurën, Departamenti për Drejtësi tha: Aktakuza e ngritur sot e ngarkon Coleman me dy akuza për vrasje të shkallës së parë. Sipas ligjit, akuzat janë të përshtatshme për dënimin me vdekje. Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë nëse do të kërkojë dënimin me vdekje në një datë të mëvonshme.
Coleman i tha FBI -së se ai i çoi fëmijët e tij në Meksikë pasi ndoqi disa teori konspirative të Illuminati dhe QAnon që e shtynë të besonte se të rinjtë do të shndërroheshin në përbindësha pasi gruaja e tij u transmetoi atyre ADN -në e gjarprit.
Gjithashtu thuhet se Coleman ishte i vetëdijshëm se po bënte diçka që ishte e gabuar, por se ai besonte se duke vepruar në këtë mënyrë ai do të shpëtonte botën.
Randy Grossman, Prokurori i SHBA tha: Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin e thellë që përfshinë një komunitet të tërë kur një fëmijë vritet. Departamenti i Drejtësisë është i vendosur për të arritur drejtësinë për këto viktima dhe të dashurit e tyre.