Kampioni i Botws në pronësi të Manchester City, Benjamin Mendy do të mbetet në burg.
Gjykata e Chester vendosi sot se futbollisti francez, i cili ndodhet në burg që nga 27 gushti, do të mbetet pas hekurave.
Data e gjykimit kundër lojtarit të lindur në vitin 1994, i akuzuar për katër përdhunime dhe sulme seksuale, është caktuar për 24 janar.
Një seancë tjetër paraprake do të zhvillohet më 15 nëntor.