Një 19-vjeçare rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se si partneri i saj i tha se ish e dashura e tij është shtatzënë me të. 24-vjeçari i ka thënë se dëshiron ta provojë dhe një herë me ish-partneren për hir të fëmijës.
Por nga ana tjetër, ai nuk heq dorë nga 19-vjeçarja, së cilës i kërkon të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale.
Ja rrëfimi i plotë: “Seksi me partnerin tim është i mahnitshëm, por ai nuk është vërtet i imi. Ish-partnerja e tij do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe po mundohet që të rregullojë marrëdhënien që ka me të. Unë jam 19 vjeç dhe ai 24 vjeç. Unë e kam pritur atë si e çmendur për vite me radhë dhe u emocionova kur më kërkoi të dilnim bashkë. Gjithçka ishte e shkëlqyer në fillim. Shkuam për të ngrënë, shihnim filma, dilnim shëtitje dorë për dore. Ishte ashtu siç e kisha ëndërruar. Pastaj, pas një muaji ai tha se vajza me të cilën kishte dalë para meje ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Unë u mërzita, por thashë se do t’i qëndroja pranë. Ne bëmë çmos që të argëtoheshim, por së shpejti gjithçka mori fund. Ai më tha se më pëlqente shumë dhe i vinte keq që i kishte ngatërruar gjërat.
Pastaj shkoi në Spanjë me ish-in e tij dhe e dija që ishin bashkë përsëri. Ai vazhdoi të më shkruante mesazhe, por unë nuk i kam kthyer përgjigje, sepse kjo më duket e padrejtë për të dashurën e tij.
Pas pak ai më dërgoi një mesazh dhe më kërkoi ta takoja. Nuk mund të thosha jo. Ne u përqafuam dhe u puthëm si më parë. Muajin e kaluar më tha se ai dhe e dashura po kalonin një kohë të vështirë, kështu që u përpoqa ta mbështesja si çdo shok.
Një ditë doja të shkoja të shihja një film dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me mua. Nuk jam i sigurt se si ndodhi, por përfunduam duke kaluar natën në një hotel komod. Tani jemi më afër se kurrë më parë. Ai thotë se më pëlqen shumë, por i duhet të qëndrojë me ish-in e tij për hir të fëmijës. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë ai do të kthehet tek unë dhe do të martohet. A duhet të pres apo të vazhdoj përpara pa të?”.
“Dear Deidre” thotë: “Duhet të vazhdoni para pa të. Nëse ai dëshiron vërtetë të bëjë një përpjekje për të rindërtuar marrëdhënien me ish-in e tij për hir të fëmijës, çfarë po kërkon tek ju? Pse vjen për seks? Nëse ai do që të veprojë siç duhet, atëherë pse nuk i tregon ish-partneres së ka gjetur një të dashur tjetër? Atëherë të paktën ajo do ta dinte se ku qëndron problemi. Me siguri që ai ju pëlqen, por nuk është i sinqertë me ju, me të dashurën apo fëmijën e tij. Ai po shijon seksin dhe asgjë më shumë.
Ju jeni vetëm 19 vjeç, prandaj a dëshironi vërtetë të ndërtoni një marrëdhënie me dikë që ka një grua tjetër dhe një fëmijë? Ju meritoni shumë më mirë se kaq, një burrë që është i lirë t’ju dojë dhe që nuk ju lë të prisni se çfarë do të ndodhë. Thuajini atij se tashmë përparësia për të duhet të jetë vetëm fëmija që do të vijë në jetë dhe se ju nuk dëshironi të bëheni pengesë për asgjë.”
(E.H/Faxweb.al)