Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video mesazh tepër të fortë mbrëmjen e somte vetëm dy ditë pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.
Berisha i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se mund të blejë dhe shesë Lulzim Bashë por kurrë nuk mund të blejë PD-në apo demokratët shqiptarë.
“Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë!” thote Berisha ne videon ku me pas ai shfaqet ne sheshin plot me njerez ne kohen kur ishte Kryeminister.
Rikujtojmë se një luftë politike ka nisur mes Berishës dhe Bashës që nga vendimi i kreut të PD-së për të përjashtuar përkohësisht ish-liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur Berishën non-grata.
Ish-kryeministri se ka pritur fare mirë këtë vendim dhe ka kërcënuar se do të rikthejë legjitimitetin në PD, duke nënkuptuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.
(E.H/Faxweb.al)