Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të ketë një seancë parlamentare siç u paralajmërua ditën e djeshme nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Në këtë seancë, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës lidhur me mandatin e tretë në pushtet.
Emrat e ministrave që priten të zyrtarizohen në përbërje të qeverisë ‘Rama 3’.
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Pas prezantimit dhe miratimit në parlament, kryeministri Rama do të dërgojë emrat e propozuar për Këshillin e Ministrave për dekretim nga Presidenti Ilir Meta. Ky i fundit duhet të bëjë dekretimin brenda 7 ditëve pasi i është dërguar lista përfundimtare me emrat përkatës.
Ndërsa ditën e djeshme presidenti Meta ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë personat në përbërje të kabinetit qeveritar për t’u siguruar që nuk ishin persona me precedentë kriminalë.
Gjithashtu vetëm 1 orë përpara seancës parlamentare në ditën e sotme, Taulant Balla ka organizuar një mbledhje të grupit parlamentar socialist, ku pritet të japë direktivat në lidhje me nisjen e sezonit të ri politik.
Ndërsa në selinë e partisë Demokratike, po mbizotëron heshtje e thellë dhe një lloj fryme përçarëse që prej momentit kur Basha shpalli vendimin e marrë për përjashtimin e ish Kyrministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ditën e sotme nuk është paralajmëruar mbledhje nga demokratët përpara fillimit të seancës parlamentare.
(B.V/Faxweb.al)