Sipas BBC, të paktën 20 civilë janë vrarë në Luginën Panjshir të Afganistanit, zonë ku më parë ka patur luftime mes mes talebanëve dhe forcave opozitare. Komunikimet janë ndërprerë në luginë, duke e bërë raportimin të vështirë, por BBC ka dëshmi se vrasjet janë kryer nga talebanët.
Disa pamje tregojnë sesi vritet një person në Panjshir. Lugina Panjshir ka qenë prej kohësh një pikë qendrore për rezistencën në Afganistan.
Nën komandantin e opozitës Ahmad Shah Massoud, rajoni zmbrapsi si forcat sovjetike ashtu edhe talebanët.
Tashmë rajoni ka rënë në duart e talebanëve, të cilët dyshohet se u ndihmuan edhe nga Pakistani.
(E.H/Faxweb.al)