Sot do të mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.
Ndërkohë i njëjti orar përkon edhe me momentin kur kancelarja Agela Merkel të mbajë konferencën e saj në Tiranë pas takimit me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit, akuza që u bënë zyrtarisht drejt tyre rreth një vit më parë duke i detyruar të shkojnë në Hagë dhe të jenë në dispozicion të hetimeve.