Trafiku i madh mëngjesin e sotëm ka “paralizuar” Tiranën ku qytetarët e bllokuar duhet të presin me orë të tëra për të përshkruar një distancë të shkurtër.
Shkak është bërë bllokimi i disa rrugëve pasi ditën e sotme mbërrin në Shqipëri kancelaria e gjermanisë Angela Merkel e cila do të jetë pjesë e takimit me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Policia ka njoftuar bllokimin e këtyre rrugëve në Tiranë, konkretisht: Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave aty ku do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët mes Merkelit dhe Ramës.
Si pasojë i gjithë kryeqyteti ditën e sotme u zgjua i “paralizuar”, kurse “Fax News” sjell pamjet nga trafiku i rënduar në Tiranë: