Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë ka “zgjuar” interesimin e madh të mediave të huaja.
Sipas informacioneve nga “Fax News”, janë të paktën 23 media ndërkombëtare që kanë kërkuar akreditim për të qënë prezent në ceremoninë e zhvilluar në Shqipëri.
I gjithë aerporti i Rinasit dhe kryeqyteti është nën masa të rrepta sigurie, ndërsa eskorta e saj iu drejtua Pallatit të Brigadave, ku pritet nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të ketë një takim “kokë më kokë” mes të dyve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Shqipëri në vizitën e saj të dytë zyrtare, pas asaj të mbajtur në vitin 2015. Merkel do të jetë pjesë e takimit me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.