Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Elton Metajt, i cili është arrestuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, menjëherë pasi ishte liruar më parë nga burgu. Avokati i tij, Dritan Dema i cili ishte i caktuar nga shteti, ka pranuar vrasjen e bërë nga klienti i tij.
Ndërkohë mësohet se Metaj në gjykatë është shfaqur i përlotur dhe i penduar duke treguar rrethanat në të cilat kishte vrarë ish bashkëshorten e tij.
“Unë e doja atë, por e bëra për shkak të kërcënimeve të shumta dhe nga presioni nga ana e vjehrrit. Para se të ndodhte ngjarja kam pasur presione nga vjehrri dhe kam qenë i rënduar psikologjikisht. Armën e pata blerë për vetëmbrojtje”– mësohet të ketë thënë Elton Metaj, përgjegjësi për vrasjen e ish bashkëshortes së tij në Fier.
Ndërkohë mësohet se gjyqtar i seancës ishte Olked Lice, ndërsa prokurore Eglentina Shehu.