Kancelarja Angela Merkel ka mbajtur fjalën e saj në konferencën me kryeministrin Edi Rama, ku foli dhe për procesin e Berlinit i cili synon bashkëpunimin sa më të madh rajonal.
Merkel nuk priti mirë batutën e Ramës, i cili tha se në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri, ka diell dhe humor më të mirë se në vendet e BE. Merkel ra dakord për cilësinë e diellit, por jo për humorin, teksa shtoi se rajoni i Ballkanit ka qenë një prioritet gjatë qeverisjes së saj.
Merkel tha se procesi i Berlinit, për bashkëpunim mes vendeve të rajonit, nuk i mbivendoset integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Merkel: Sa i takon humorit nuk jam shumë dakord me ju, sa i takon diellit po. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë edhe në sistemin e drejtësisë, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për integrimin në BE. Në kuadër të drekës me të gjithë liderët, kam pasur kënaqësinë që për procesin e bashkëpunimit të nisur në 2014, shumë gjëra kanë ndryshuar në qenësinë e këtyre popujve.
Kryetarët e shteteve takohen mes tyre, bashkëpunimi, është konsoliduar, kemi folur për projekte infrastrukturore, ku shihen rezkltatet e para, si autostrada e paqes, një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të jenë pjesë e BE do të flasin dhe për reformat për neutralitetin e klimës.
Ka shumë mundësi bashkëpunimi rajonal, unë përshëndes projektin e tregut të përbashkët rajonal, jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në një nivel, por sot ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë, aq më mirë do të zbatohet dhe procesi i Berlinit. Edhe njëherë e theksoj që procesi i Berlinit nuk zëvendëson anëtarësimin për në BE.
Në datën 6 Tetor do të takohemi sërish në kuadër të presidencës sllovene, ishin biseda të mira, konstruktive, unë jam e bindur që në këndvështrimin strategjik, Gjermania vendi që unë përfaqësoj. Nëse ju takoheni është e drejta juaj, shpresoj që të vazhdoni në këtë drejtim, zemra ime rreh për këtë rajon, edfhe pse nuk kam mundësi që të ndjek më tej si politikane, U uroj mirëqënie, vende pune, paqe, ia vlen që të punojmë të jetë kështu.