Kancelarja gjermane Angela Merkel tha prerë se pas largimit nga posti i kancelares ajo nuk do të mbajë asnjë detyrë politike, por kjo nuk e pengon që të japë këshilla për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Merkel tha se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vijojë me ritme të shpejta, edhe pse disa shtete mund të vendosin veto për arsye të caktuara.
Rama nga ana e tij tha se ka disa shtete që nën presionin e nacionalistëve vendosin veton, siç po ndodh në rastin e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.
Çfarë shpresash keni ju që nuk do të ketë një veto për integrimin e vendeve në BE? A do të vazhdoni të keni një rol aktiv pas largimit nga detyra.
Merkel: Unë nuk kam ndërmend të luaj një rol aktive në politik, do të vijoj të jap këshilla. VETO-t janë diçka që jemi përpjekur ta ndryshojmë, edhe nën udhëheqjen gjermane, për të dhënë mbështetjen tonë aktive në këtë drejtim. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjitha shteteve të BE, bëhet fjalë tani për konferencën ndërqeveritare, dhe ka mirëkuptim për të gjitha shenjat e padurimit që këto shtete shfaqin.
Rama: Nëse unë do të përgjigjem do të them dikur kur vendet e Ballkanit ishin në konflikt të mëdha, do të zbuste dhe relativizonte nacionalistët në Balllkan, por sot ne jemi peng i nacionalizmave në BE. Nuk kemi ende sot asnjë qeveri nacionaliste, por në disa vende nacionalistët ndikojnë në qeveritë e moderuara dhe kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një plagë nacionalizmi.
Asnjëherë deri më sot dhe pse presionet kanë qenë të mëdha dhe në Gjermani qeveria nuk e ka lidhur çelësin e integrimit të Ballkanit Perëndimor me nacionalizmin e vendit të tyre. Ne jemi viktimë të vetove të vendeve të pasura dhe jo vetëm.
(E.K/Faxweb.al)