Është e rrallë që një makinë 50-vjeçare të ketë vetëm një pronar, por ky është rasti i makinës së vitit 1971, të markës Iso Grifo, që ka qëndruar për shumicën e kohës në garazh.
Kjo është një nga tre njësitë e prodhuara nga marka italiane dhe është përdorur vetëm 3 vite nga pronari i saj. Në vitin 1974, mjeti u fut në garazh, nga ku nuk ka dalë më. Në ditën e sotme kjo makinë do të dalë në akand dhe pritet të shitet për shifrën stratosferike të 4 milionë eurove.
“Iso Grifo” nga pamja e jashtme në ditën e sotme mund të ngatërrohet fare lehtë me një Ferrari apo Lamborghini.