Një incident ka ndodhur ditën e sotme në konferencën për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe disa gazetarëve që kishin udhëtuar nga Kosova për të ndjekur takimin midis Kancelares Merkel dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në fund të të konferencës, organizatorja e mbylli pa i dhënë të drejtën të bëjnë pyetje gazetarëve kosovarë, cka ka sjellë acarimin e tyre, të cilët kanë filluar të kërkojnë llogari.
Në një moment Rama dëgjohet që i thotë “Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.” Nga ana tjetër, gazetarët nga Kosova e quajnë këtë të padrejtë dhe se kanë udhëtuar nga Kosova për të bërë pyetjet.
Pjese nga biseda:
Organizatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.
Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel. Zoti Rama, tërësisht u injoruam. Është e padrejtë. Kemi ardhur nga Kosova.
Kjo përplasje e Ramës me gazetarët nga Kosova vjen vetëm pak minuta pasi Kryeministri shqiptar nuk i kurseu kritikat për Kosovën në sy të Kancelares Merkel. (Lexo edhe)
(E.H/Faxweb.al)