Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka lënë pa shigjetuar deklaratat e kryeministrit Rama pas takimit me Merkel duke i kujtuar detyrën si shqiptar se nuk i duhet bërë presion Kosovës por Serbisë dhe duke shprehur se çdo mirëkuptim për mosnjohjen e pavarësisë i kushton vendit.
Ky reagim i Kurtit vjen pasi kryeministri Rama ditën e sotme në krah të Angela Merkel kritikoi Kosovën për faktin që ka refuzuar të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” duke theksuar se ajo duhet të shfrytëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mos bëhet pjesë e konspiracioneve.
Pyetjes së gazetarëve se a do të ketë një takim mes dy qeverive, Kurti u përgjigj duke thënë se do të realizohet menjëherë pas formimit të qeverisë së re shqiptare.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar më parë se nisma ‘Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një ‘Ballkani të hapur për ndikimet nga lindja’, sesa një nismë për treg të përbashkët për vendet e rajonit.
Sipas Kurtit, kjo nismë ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën te Serbisë, dhe të Presidentit Vuçiç.
Gazetarët: Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?
Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Janë 12 shtete dhe pasneser do kemi takim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe këto nuk bëhen pa BE, dallimi mes Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit është se në të dytën nuk e kemi BE.
Kosova është shtet i pavarur dhe kudo që ndodhemi duhet të shprehim njohjen e saj, cfarëdo mirëkuptimi për mos njohjen e pavarësisë i kushton Kosovës.
Ne do të kemi takim mes dy qeverisë, sapo të formohet qeveria e re do të vihet në zbatim. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë.
Nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që i bëjnë presion Kosovës dhe kjo është detyra e gjithsecilit shqiptar.
Përse të ndryshohet Kosova dhe të mos ndryshohet Serbia që udhëhiqet nga informatori i Milloshevicit. Janë katër marrëveshje që po shqyrtohen. Udhëtimin me karta të identitetit, udhëtimi prej vendeve të treta për të kaluar nga një vend tjetër, dhe njohja e diplomave.
Arsye përse nuk i kemi këto katër marrëveshje është Serbia ka refuzuar të mos njohë fjalë shtet, vend, etj për Kosovën. Është refuzimi i Serbisë ai që na ka lënë ne pa marrëveshje.
A do të ndryshojë kjo në Slloveni kur është takimi i radhës për Ballkanin Perëndimor, mbetet të shihet.
Procesi i Berlinit pas Merkel do të vazhdojë dhe nuk besoj se do të ketë ndryshime thelbësiore. Përkundrazi vërejtja se pas saj procesi do të forcohet dhe jo të zvogëlohet.
Në ccdo konferencë dhe samit flasim dhe takohemi. Jemi takuar dhe vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis nesh është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur sepse une nuk mendoj si ai. Mendoj se nuk është në interes të popullit të Kosovës. Për gjërat e tjera diskutojmë.
(E.D/faxweb.al)