Gazetarët kosovarë janë tepër të zhgënjyer me injorimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk i la të bënin pyetje gjatë konferencës të mbajtur në Tiranë ditën e sotme me Kancelaren Angela Merkel.
Në një postim në Facebook, Enis Reçiça, i cili i ka bërë tag dhe kolegëve të tij, thotë se për 40 minuta radhazi kanë mbajtur duart e ngritura por Rama nuk i lejoi të flisnin.
Ai sqaron që temat për të cilat do të pyesnin ishin Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj. (Shiko videon)
Postimi i Enis Reçiçes:
Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane.
Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj.
(E.H/Faxweb.al)