Lidhur me mesazhet e Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë dhe më pas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti aktivisti i Vetvendosjes Hysamedin Ferraj, i ftuar në studion e Fax NeWs u shpreh se ishin të paqartë dhe të mbështjellë me terma të përgjithshëm.
Ferraj tha se Merkel edhe gjatë ushtrimit të detyrës edhe tani është e dyshimtë sa i përket qëndrimit të saj ndaj Serbisë sepse nuk formulon qartë kushtin që nëse ajo nuk njeh Kosovën nuk do të anëtarësohet në BE.
“Mesazhet e Merkel nuk ishin shumë të qarta,ishin të mbështjellë në terma të përgjithshëm dhe mund t’i thotë cdo njeri mirëdashës kur është puna për bashkëpunimin rajonal.
Duaje komshiun si veten tënde, nuk kishte ndonjë mesazh të fortë dhe tani që po dorëhiqet nuk mund të ketë ndonjë rol të madh. Është vizitë mjaft e vonuar dhe gati gati e panevojshme sepse është e mbetur e parealizuar gjatë karrierës së saj politike.
Procesi i Berlinit kishte parashikuar të përfshinte në bashkëpunim dy vendet e Bashkimit Evropian Sllovenia dhe Kroacia , të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe kjo është zëvendësuar me Open Ballkan ku janë përjashtuar shumë vende.
Kancelarja nuk e përjetoi mirë dështimin e projektit të saj dhe nuk i dha vëmendje të madhe liderëve të Ballkanit Perëndimor. Nuk është vetëm Kosova që kundërshton Open Ballkan, është Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe ky projekt është një ‘perde e hekurt’ që Rusia e ka vendosur ndaj BE.
Duhet bërë pyetja se kush fiton nga kjo dhe për mendimin tim është një projekt që e shtyn vijën e kuqe të Rusisë përballë Bashkimit Evropian. As në Serbi, as në Tiranë Merkel nuk tregoi interes për nismën.Është nënkuptuar që Serbia nuk do të jetë pjesë e BE nëse nuk njeh Kosovën, qëmdrimi i kancelares ishte i dyshimtë.
Edhe gjatë ushtrimit të postit edhe tani mendoj se qëndrimi i Merkelit ka qenë favorizues për politikën e Serbisë në rajon.
Ajo nuk formuloi një qëndrim të qartë dhe tjetra është se ajo mund të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për ta drejtuar Serbinë drejt këtij qëllimi.
Dua të përmend se procesi i BE është marrë së pari me cështjet politike dhe më pas me ato ekonomike. Angela Merkel i dhuroi Serbisë fonde për ndërtimin e Bibliotekës në Beograd.
Nuk duket se Serbia ka ndërmend të pranojë agresionin ndaj Kosovës apo ta dëmshpërblejë për dëmet ekonomike që i ka shkaktuar prandaj Merkel duhet të ishte më e drejtë në atë cfarë kërkoi.
Kosova humbi shumë vite duke u marrë me cështjet të cilat kërkonin shfajsimin e Serbisë dhe ajo mbështetet në Kosovë akoma nga portale të cilat merren me politikën e të shkuarës.
Serbia po i bën trysni BE me idenë e depërtimit rus në rajon”- u shpreh aktivisti i Vetvendosjes.
(E.D/faxweb.al)