Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korccës, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme pas mbledhjes me demokratët e qarkut, duke theksuar se do të denoncojnë ccdo lloj abuzimi të qeverisë.
Salianji thumboi edhe kundërshtarin e tij politik në Korccës, Ministrin Niko Peleshi, të cilit iu referua si Niko Tritoli, për të cilin tha se si Ministër Bujqësie helmoi qytetarër e ndërsa si mMinistër i Mbrojtjes vazhdon t’i shërbejë interesave klienteliste.
Salianji premton se PD do të të jetë më pranë qytetarëve në luftën kundër regjimit, për ta shkurtuar atë një orë e më parë.
“Pas mbledhjes së kryesisë së PD dega lokale me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe aksionit politik të PD jo vetëm në parlament por edhe në terren zhvilluam një bledhje.
Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët,për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve,për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës dhe pas saj,për të qënë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar,interesin publik dhe atë të qytetarëve.
Për të denoncuar cdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko”tritoli” që si ministër i bujqësisë helmoi qytetarët,si ministër i mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keq-qeverisjen dhe gjithë abuzimet që kanë shkaktuar varfëri,braktisje të vendit nga ana e të rinjëve dhe mungesë të shpresës që padyshim është detyrë thrlbësore PD dhe ekipit të saj për të qënë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e më parë duke qënë më shumë pranë qytetarëve”, deklaroi Salianji.
(E.H/Faxweb.al)