Qeveria ka mohuar që kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic t’i jetë mohuar hyrja në Shqipëri nga pika kufitare e Hanit të Hotit me pretendimin se nuk kishte test negativ PCR, ngjarje kjo e raportuar nga mediat fqinje.
Lajmi u dha fillimisht nga gazetari Aleksandar Brezar, i cili ka pretenduar se kryeministri i vendit të tij nuk është lejuar të futet në Shqipëri, sepse nuk kishte testin PCR kundër COVID-19 dhe as pasaportë vaksimi.
Sipas tij, ai është detyruar të kthehet mbrapsht në kufi, gjë e cila kundërshtohet nga drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga.
Fuga shkruan se Krivokapi, ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë. “Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”, shkruan ai në Twitter duke iu referuar lajmeve.
(E.H/Faxweb.al)