Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka thënë se ishte i padrejtë vendimi i DASH për të shpallur “Non Grata” liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Tabaku e cila njihet nga të gjithë si krahu i djathtë i Lulzim Bashës, i ka dalë në krah ish-kryeministrit Berisha i cili është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Tabaku është shprehur se ky vendim është i imponuar. Duke komentuar nismën e ish-kryeministrit për takimet me anëtarësinë sipas saj nuk e dëmton PD-në.
“Vendimi i kreut të DASH për të shpallur “Non Grata” ish-kryeministrin Sali Berisha është i padrejtë. Nisma e Sali Berishës për takimet me anëtarësinë nuk e dëmton partinë sepse ajo po bëhet brenda strukturave te PD-së”, ka thënë Jorida Tabaku për Neës 24.