Denis Bregu 34 vjeç është plagosur sot në mëngjes, nga një automjet tip benz i cili e godet pranë ish-sheshit shqiponja, teksa ky lëvizte me motorr.
Drejtuesi bashkë me automjetin ikën nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri niset për te trauma me fraktura të rënda në këmbë.
Jane ngritur hije dyshimi per kete plagosje, pasi dy vite më parë Bregu u plagos me thikë në rrugën “Gjergj Legisi” nga Dashamir Musa 29 vjeç i cili 4 ditë pas ngjarjes ra në pranga. Ai u qëllua 5 herë me thikë pas sherrit me Musën në datë 8 korrik.
Dashamir Musa në momentin që ka kryer plagosjen ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimi.
(E.H/Faxweb.al)