Grupi parlamentar i Partisë Demokratrike do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, vetëm një ditë para seancës së radhës parlamentare ku pritet të votohet qeveria e re.
Në këtë takim pritet të diskutohet për qëndrimin që do mbajë Partia Demokratike ditën e nesërme në Parlament ku do të prezantohet programi i qeverisë ‘Rama 3’ dhe pritet të votohet dhe kjo qeveri pas marrjes së dritës jeshile nga Presidenti Meta.
Në seancën e ditës së nesërme, opozita do të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë të gjitha pyetjet e saj, dhe mazhoraqnca do t’i përgjigjet çdo pyetje, të paktën sipas asaj që tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. (Lexo edhe)
Në seancat e para të parlamentit, opozita nuk ka qëndruar në qetësi. Përjashto seancën e parë kur u bë vetëm prezantimi i emrave të deputetëve, në seancën e dytë, Partia Demokratike grisi fletët e votimit kur po votohej për kryetaren e re të parlamentit.
Në seacnën e tretë pati pati një përplasje mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, me këtë të fundit që u kap më pas dhe me kryetaren e Parlamentit, të cilës i tha ‘turp të vijë’ dhe braktisi seancën.
(E.H/Faxweb.al)