Analisti Agim Nesha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo, ku ka folur për vizitën e Kancelares Angela Merkel në vendin tonë një ditë më parë.
Sipas Agim Neshës, Merkel dha dy mesahze ditën e djeshme. Së pari i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si mënyra e vetme për të hyrë në BE. Mesazhi i dytë ishte që ‘Ballkani i hapur’ nuk zëvendëson procesin e Berlinit .
“Merkel në Ballkan ishte për të përcjellë dy mesazhe kryesore. Së pari njohja e Kosovës dhe njohja e Kosovës nga Serbia do të sjellë dhe integrimin e Serbisë në BE. Së dyti ishte që procesi i Berlinit është një proces i pazëvendesueshëm sado përpjekje të bëhen, për arsye se ka disa norma europiane që nuk mund të gjenden brenda iniciativa të vetë liderve të Ballkanit. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për protagonizëm të vetëm 3 liderëve. Ajo tregoi dhe njëherë vizionin e saj të madh dhe angazhimin personal për ccështjen e Ballkanit”, tha ai.
Më tej, analisti Nesha ka vlerësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si një lider me dinjitet. Ndërsa për Ramën tha se dështoi që me batutat e tij të bënte Kancelaren që të fliste fjalë të mira për Ballkanin e Hapur.
“Albin Kurti nga ana tjetër tregoi një lider me dinjitet. Ajo që ishte më e bukura ishte që Merkeli erdhi për të dhënë mesazhe, ndërsa Rama nuk e lejonte të fliste, duke i bërë lajka Merkel, në mënyrë që ajo t’i thonte keni bërë mirë me Open Balkan , por ajo nuk e pranoi asnjëherë”, theksoi ai.
(E.H/Faxweb.al)