Edmond Spaho i ka kërkuar kryeministrit Rama që të vijë në seancën e parë të Kuvendit që të dëgjojë kërkesat e opozitës.
Deputeti i Partisë Demokratike i kujtoi Ramës premtimin se “do t’i shtrijë dorën opozitës”, por në të vërtetë Spaho thotë se Rama po tallet me të gjithë.
“Programi paraqitet 1 herë në 4 vjet dhe kryeministri nuk është prezent, nuk ka respekt. Rama po tallet në mënyrë të pështirë me qytetarët shqiptarë. Ai na propozoi që ti shtrijë dorën opozitës, tani të vijë këtu që të dëgjojë çfarë mendon kryetari i opozitës, Lulzim Basha për ato propozime që i ka bërë Rama. Ky shtet që ka ngritur Rama është qesharak, jo do vij në këtë orë, jo në atë orë. Kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt. Nuk është normale”, tha Spaho.
Pas 15 minutave pushim, Opozita nuk heq dorë dhe ka kërkuar që të ndërpritet sërish seanca plenare deri në momentin që në sallë të vijë kryeministri Rama.