Është tensionuar situata në Parlament, pasi Rama mungon në sallë dhe Enkeljed Alibeaj është drejtuar drejt foltores.
Aty ka qene duke nisur fjalen zv/Kryeminsitri Arben Ahmetaj, por Enkelejd Alibeaj nuk eshte terhequr derisa kryetarja e kuvendit vendosi t’i jape fjalen dhe Ahmetaj u largua nga foltorja.
Para se të largohej, Arben Ahmetaj i ka thënë Gardes qe nuk ka nevoje per tu zene dhe se nese Alibeaj nuk terhiqet, atehere largohet ai. Por Alibeaj përsëri nuk është tërhequr derisa iu lirua foltorja.
“O djema, largohuni se s’kemi për t’u zënë me grushta. S’ka nevojë. Po vendosi kryetarja të flasë Enkelejdi do iki unë. Po vendosi të flas unë, do vazhdoj. Djema…tërhiqi djemtë”, është dëgjuar të thotë Ahmetaj.
Alibeaj ka përsëritur dhe njëherë se duhet që Kryeministri të jetë prezentë në sallë, në mënyrë që ta vazhdojë seanca.“Degjuam brockulla gjithe diten, duam debat me Ramen ne salle”, tha nder te tjera Alibeaj.
(E.H/Faxweb.al)